Njëherë Blu, gjithmonë Blu. Wayne Rooney është rikthyer tek Everton, këtë e ka konfirmuar edhe klubi nga Liverpuli. 31-vjeçari ka kryer vizitat mjekësore duke u rikthyer 13 vite pasi u largua për tek United për 32 milionë euro. Everton ka konfirmuar një kontratë dyvjeçare duke publikuar edhe një video të shkurtër me titull “Mirë se erdhe në shtëpi Wayne”.
“Jam shumë i lumtur nga blerjet e klubit. Ky klub po ecën përpara. Duhet të mendojmë për të fituar trofe. Nuk po rikthehet në shtëpi vetëm se është klubi im i fëmijërisë, por po rikthehem pasi mendoj se klubi mund të arrijë suksese. Mendoj se mund ta ndihmoj Everton të përmirësohet. Është një periudhë eksituese për Everton dhe tifozët.”