Ish-kapiteni i Manchester United, Wayne Rooney, shkoi në qendrën stërvitore të Everton, të shtunën pasdite, për të kryer vizitat mjekësore, përpara se të firmoste për rikthimin te skuadra e fëmijërisë ku luajti nga 8 deri 17 vjeç. Shtypi anglez ka shkruar se në momentin që sulmuesin do të marrë “ok” nga mjekët, klubet e United dhe Everton do të zyrtarizojnë transferimin.
Rooney do të marrë vendin e lënë bosh nga Romelu Lukaku, i cili lëvizi në drejtimin e kundërt dhe do të luajë në “Old Trafford”. Për 31-vjeçarin ku do të jetë një rikthim pas 13 vitesh. Rooney luajti më shumë se 550 ndeshje për Manchester United dhe me 253 gola të shënuar është bërë golashënuesi më i mirë i historisë së këtij klubi.