Rooney ka një mesazh për Lukakun dhe Pogban

Wayne Rooney ka “sfiduar” Paul Pogban dhe Romelu Lukakun që dyshja të provojnë se jana “karakterë të mëdhenj” për Manchesterin. Legjenda e United duket sa e sheh dyshën si lojtarë kyç, të cilët janë bartës të lojës së skuadrës nga “Old Trafford”. “Djajtë e kuq” aktualisht renditen në vendin e tetë në Premierligë, duke pasur një nga startet më të dobëta në histori.

Rooney beson se tashmë është në dorën e dy figurave të skuadrës që të marrin skuadrën në krah. “Duhet të shkojë më shumë përgjegjësi në krahët e lojtarëve. Ata që zbresin në fushë duhet të marrin përsipër përgjegjësinë. Ka lojtarë si Martial, Pogba, Rashford dhe Lukaku. Kur ndeshja nuk shkon mirë, ata duhet të jenë lojtarët që duhet të shënojnë dhe të sigurojnë fitoren” ka thënë Rooney, shkruan “Goal”, transmeton lajmi.net.

Orari i United për muajin dhjetor është mjaft i vështirë. Ata do të përballen me Valencian në kompeticionet evropiane, për tu kthyer në përballjen kruciale në Premierligë ndaj Arsenal. Southampton, Liverpool, Fulham, Cardiff, Huddersfield e Bournemouth do të jenë kundërshtarët e terë të “djajve të kuq”.