Rooney braktis Unitedin për t’u bërë futbollisti më i paguar në botë

11

Wayne Rooney ka vendosur që të lërë Manchester United në verë, pasi ka marr një ofertë prej 1 milion euro në javë nga Kina.  Sulmuesi anglez është i gatshëm që të lërë një nga kampionatet më të forta në botë për të kaluar në Kinë. Rooney nuk është se ka pasur shumë hapësira nën drejtimin e Mourinhos, dhe ky padyshim do të jetë një arsye më shumë për t’u larguar.  Rooney së fundmi theu rekordin e legjendës Sir Bobby Charlton, ndërkohë që pritet të bëhet futbollisti më i paguar në botë duke ia kaluar dhe Tevezit.

Comments are closed.