Ronela Hajati publikoi një këngë të re. Këngëtarja nga Shqipëria sot fansave të saj u dhuroi “Pa dashni” së bashku me videoklip.
Në postimin që Ronela e bëri në Instagram rreth këtij publikimi, shkroi: “Le të shpërthejnë dedikimet. Falënderoj veten që jam e mrekullueshme”, duke shtuar edhe bashkëpunëtorët e saj rreth kësaj kënge.
Ditëve të fundit këngëtarja është përfolur se ishte ndarë nga Young Zerka, lidhje kjo qe fillimisht nuk u pranua asnjëherë nga ata të dytë.