Cristiano Ronaldo, ose “zotëria 5000” mund të duket disi e fryrë, por në të vërtetë peshon aq sa i gjithë ari që vlen. Mes të gjitha rekordeve që vazhdon të hipotekojë Juventusi, që në Itali nuk ka rivalë dhe tashmë ka regjistruar 8 pikë më shuëm se sezonin e kaluar, duke barazuar statistikën monstruoze të Barcelonës së sezonit 2012/13 dhe të Manchester City të sezonit 2017/18, prej 46 pikësh në 16 ndeshjet e para në kampionat, qëndrojnë numrat dhe statistikat e një CR7 që ndonëse pa impresionuar, mund të bëjë akoma dhe më mirë, duke vënë firmën në skuadrën e Allegrit. Përveç 11 golave dhe 5 asisteve, ajo që bën më shumë përshtypje është prezenca e CR7 në sukseset e bardhezinjve. Portugezi ka hyrë në mënyrë aktive në 49% të golave të realizuar nga Juve. Çka do të thotë, se e parë në mënyrë tjetër, Ronaldo vlen sa gjysma e Juventus-it.
Ndërkohë, Ronaldo si Juventusi i tij, vijon të regjistrojë rekorde dhe të shtojë listën e viktimave. Në 43 ndeshjet derbi të luajtura në karrierë deri mbrëmjen e të shtunës, portugezi kishte regjistruar plot 26 gola: 4 në derbin e Manchester, 22 në atë të Madrid-it dhe nuk mund të mungonte firma e tij në derbin e Torinos, që mbërriti fiks në penalltinë e tij të tretë të realizuar me fanellën bardhezi. Në gjysmë të rrugës “zotëria 5000” vlen sa gjysma e Juves, por më e bukura, sikurse duket, mbetet për të mbërritur.