Kristiano Ronaldo është nga ata futbollistë që mund të gjejnë rrugën e rrjetës në çdo lloj forme. Në repertorin e portugezit bëjnë pjesë nga golat më të komplikuar deri tek ato që konsiderohen një ‘lojë fëmijësh’. Megjithatë, Ronaldo ka treguar vitet e fundit se goditjet e dënimit nuk janë arma më e fortë e luzitanit për të realizuar.
Dhe për këtë vijnë në ndihmë statistikat, teksa në këtë sezon me Juventusin, Ronaldo ka provuar nga goditjet standarde 16 herë por pa arritur të shënojë asnjë gol. Portugezi ka lënë pas krahëve në këtë statistikë vetëm futbollistin i Frosinones, Çiano i cili ka provuar kuadratin në 18 raste pa shënuar.
Ndërkaq, pjesa e listës janë edhe emra si David Luiz, Eriksen, Bejl apo Insinje, edhe pse të sipërpërmendurit kanë provuar shumë më pak goditje se Ronaldo. Megjithatë, këtë boshllëk Ronaldo e ka mbushur me 19 golat sezonalë, ndërsa ndoshta në ndeshjet e mbetura të kampionatit do t’ia dalë të thyejë ‘mallkimin’ nga goditjet e dënimit.