Juventus ka vuajtur jashtë mase ndaj Frosinone-s por në fund ka marrë një fitore 2-0 të merituar falë golit të Ronaldo-s që zhbllokoi rezultatin dhe Bernardeschi-t që vulosi fitoren. Me këtë fitore Juve mbetet në krye të renditjes së Serie A me pesë fitore nga pesë ndeshje. Ashtu siç pritej, Juventus e nis lojën duke ushtruar presion ndaj kundërshtarit duke e mbajtur në gjysmëfushën e tij. Ronaldo mund të kishte kaluar të tijtë në avantazh po të mos kishte qenë për mbrojtësin që e largoi nga vija fatale.