Në emisionin “El Chiringuito de Jugones” u zhvillua një debat shumë interesant, në qendër të të cilit ishte Cristiano Ronaldo dhe blerja potencialisht më e bujshme e Real Madrid.
“Cristiano kërkoi të largohej sepse ata i thanë portugezit se do të vinte Neymar. Edhe unë e besova, mendoja se Neymar do të luante sot për Real Madrid”, deklaroi Oscar Pereiro, fitues i “Turit të Francës 2006” gjatë debatit.“Neymar, Mbappe ose Kane, të tjerët nuk bëjnë ndryshimin. Nëse nuk do të ishte për asnjërin prej këtyre të tre, atëherë Cristianos do t’i thoja: ‘klauzola jote 100 milionë? Jo, ti vlen 500 milionë dhe unë do të të rris rrogën tënde në 40 milionë euro në sezon’”, vijoi qëndrimin e tij Pereiro gjatë debatit në emisionin e ndjekur televiziv.