“Old Trafford” është shtëpia e tij dhe tifozët gjithmonë i japin atë që e meriton. Cristiano Ronaldo u prit ngrohtësisht nga tifozët e Manchester Unitedit në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kampionëve, ku skuadra e tij e re, Juventusi, fitoi 0-1, raporton Insporti. Ai luajti nga minuta e parë për “Zonjën e Vjetër”, por nuk arriti të shënojë gol – natyrisht diçka që i gëzoi tifozët e “Djajve të Kuq”, të cilët nuk duan të pranojnë gola nga idhulli i tyre. Portugezi qëndroi i fundit në Old Trafford dhe mori mbështetje të madhe nga tifozët, të cilët këndonin: “Viva Ronaldo”.
Cristiano Ronaldo is the last player to leave the pitch as the United fans sing ‘Viva Ronaldo’ https://t.co/TwY39PjQuJ
— The Man Utd Way (@TheManUtdWay) October 23, 2018