Shumëkush e adhuron, e ka edhe shumë të tillë që nuk mund t’a shohin me sy. Një gjë nuk mund ta mohojë askush, portugezi e do punën e tij. Në ndeshjen me Tottenhamin në kuadër të Champions League, sulmuesi i realit e shënoi golin numër 110 në këtë garë.
Mirëpo, ajo çfarë ra në sy ishte gjesti i tij para se të fillonte loja. Ronaldo ishte aq emocionuar para lojës, sa që e këndoi edhe himnin e Ligës së kampionëve. Në këtë sport ka arritur pothuaj gjithçka, por vazhdon të jetë i përkushtuar sikur të luante për herë të parë.