Ky ishte sesioni i parë në fushë për kampionin portugez, me fanellën e Juventusit. Cristiano Ronaldo u trajnua bashkë me Higuain, Dybala, Cuadrado, Douglas Costa dhe Bentancur, pasi e kishte bërë këtë gjë në palestër, një ditë më parë. Kësisoji, bardhezinjtë e Kampionatit Botëror të Rusisë i kanë lënë pushimet dhe kanë “ndezur motorët” për sezonin e ri. Klubi kampion i Italisë, nëpërmjet rrjeteve sociale ka publikuar imazhet e ish-sulmuesit të Real Madridit, teksa po stërvitej në Torino, në fushën e qendrës së re të trajnimit.