Ka përfunduar derbi i javës së 12-të në Serie A ndërmjet Milanit dhe Juventusit bën të ditur gazEta KOHA. Me rezultatin 0-2 ka triumfuar “Zonja e vjetër”, me autor të golave Mandzukic dhe Ronaldo. Cekim, pas rezultatit 0-1, Higuan nuk realizoi penallti për ekipin milanez, duke humbur kështu mundësinë që argjentinasi ti shënojë ish-skuadrës së tij.
Me këtë fitore Juve tani ka 34 pikë, gjashtë më shumë se Napoli në pozitën e dytë, ndërsa pas kësaj humbje Milani gjendet në pozitën e pestë me 21 pikë të grumbulluara.
https://www.youtube.com/watch?v=3DwE4eOzGAE