Ylli i Real Madrid, Cristiano Ronaldo eshët shumë i qetë rreth akuzave të fundit dhe ndjehet i pafajshëm si gjithmonë.
Prokuroria spanjolle ka ngritur akuza ndaj portugezit për fshehjen e 14 milionë euro, por kjo mohohet nga Ronaldo.
“I pafajshëm? Gjithmonë. E kam ndërgjegjen e pastër”, tha shkurt Ronaldo kur u pyet nga gazetari i Deportes Cuatro.
Për këtë rast kanë reaguar menjëherë avokatët e Ronaldos, të cilët thonë se këto akuza janë të pabaza, pasi ai ka paguar edhe më shumë se sa e parasheh ligji.
Po ashtu në ndihmë i ka dal edhe skuadra e tij Real Madrid, ku me anë të një komunikate besojnë se Ronaldo është i pafajshëm.
Lojtari momentalisht është në përgatitje me Kombëtaren e Portugalisë, ku po bëhet gati për Kupën e Konferederatave që do të zhvillohet nga 17 shkurti deri me 2 korrik.