Në fillim të vitit 2019, Cristiano Ronaldo u bë personi i parë në planet që arriti 150 milionë ndjekës në Instagram duke mposhtur Selena Gomezin dhe Ariana Granden në garën për më shumë ‘follow’. Mendohet se Instagrami ka rreth një miliard përdorues, që do të thotë se rreth 15% e përdoruesve ndjekin pesë herë fituesin e Ligës së Kampionëve. Pra, nuk është befasi që fituesi i pesë herë ‘Topit të Artë’ të jetë emëruar si sportisti më i famshëm i 2019-ës, përpara emrave të tjerë si LeBron James dhe Conor McGregor, përcjell Periskopi, transmeton gazeta Koha.
ESPN ka renditur top 100 sportistët më të famshëm dhe për të gjetur këta sportistë, ata filluan me 600 emra më të mëdhenj në sport, të nxjerrë nga 68 vende. Grupi Sportiv i Analizave të ESPN-së bëri renditjen në bazë të një formulari që mori parasysh tre faktorët e famës, sipas faqes së tyre zyrtare. Fillimisht u analizua se cili emër është më i kërkuar në Google, të ardhurat financiare nga sponsorët për çdo sportist dhe ndjekësit që ata kanë në rrjetet sociale.
Më poshtë listën me 10 sportistët më të famshëm:
10. Tiger Woods
9. Stephen Curry
8. Rafael Nadal
7. Virat Kohli
6. Roger Federer
5. Conor McGregor
4. Neymar
3. Lionel Messi
2. LeBron James
1. CRISTIANO RONALDO