Maurizio Pistocchi është një nga gazetarët më thumbues në Itali, por që shpesh lëshon bomba në blogun e tij. Këtë herë, gjithça lidhet me Juventusin dhe eliminimin në Champions League. Ai ka zbuluar një prapaskenë të bujshme pas ndeshjes së humbur me Ajax në Torino:
“Do t’iu them një bombë që më vjen nga Torino dhe nga njerëz të besueshëm. Cristiano Ronaldo pas eliminimit ishte i tërbuar. Aq sa ka takuar menjëherë presidentin Andrea Agnelli dhe i ka bërë emrin e Carlo Ancelottit si trajner për sezonin tjetër”
Por, pse Ancelotti? Sipas Ronaldo, Carletto do të ishte i duhuri për të mbajtur grupin dhe për t’i dhënë pak “futboll” bardhezinjve, që këto vitet e fundit me thërrime ka bërë super paraqitje.