Cristiano Ronaldo nuk u ka bërë ballë emocioneve kur i është treguar një video e babait të tij. Ronaldos i është treguar një video e babait të tij, Jose Dinis Aveiro, ku ai shihet teksa lavdëron të birin për të arriturat e tij dhe shprehet krenar me punën e lojtarit.
Videoja ishte xhiruar qysh para fillimit të Kampionatit Evropian 2004, dhe i është shfaqur Ronaldos në emisionin e Piers Morgan, për të bërë që lojtari të shpërthejë në lot, transmeton lajmi.net, përcjellë gazeta Koha.
“Nuk e kam parë asnjëherë këtë video. E pabesueshme. Nuk i kam parë asnjëherë këto pamje. Ku i keni gjetur.. Duhet t’ua tregoj familjes sime” ka thënë Ronaldo, i përlotur.
https://twitter.com/i/status/1173466139302813698