Cristiano Ronaldo është kthyer te Real Madridi pasi ishte i përkushtuar Përfaqësueses së Portugalisë për ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës. Me tu kthyer në qytetin spanjoll ylli portugez ka prezantuar veturën e tij të re. Bëhet fjalë për një Ferrari F12 TDf, cmimi i të cilit është 383 mijë euro. Ronaldo është i njohur për blerjen e veturave të shtrenjta pasi është shumë i pasionuar pas tyre. Ndeshja e ardhshme e Real Madridit është ndaj Levantes.