Lionel Messi ishte edhe dje protagonist, në ndeshjen e fituar nga Paris Saint Germain në Montpellier. Rezultati përfundimtar ishte 3-1 për skuadrën e Galtier, me yllin argjentinas që shënoi dopietë pas avantazhit të Fabiàn Ruiz.
Një rezultat që i lejon PSG-së të konsolidojë epërsinë në renditje, duke mbajtur larg Marseille, që është 5 pikë prapa. Kjo ishte mbrëmja e Messit edhe në lidhje me një rekord që ai arriti t’i rrëmbejë Cristiano Ronaldos.
“Pleshti” ka shënuar golin e tij të 697-të në pesë ligat më të mira evropiane, duke kaluar portugezin me 696 gola. Një fakt që Ronaldo nuk mund ta përmirësojë për momentin, duke pasur parasysh militantizmin e tij tek Al Nassr në Arabinë Saudite.