Cristiano Ronaldo është bërë sot baba për herë të katër, vetëm pak orë pasi ylli portugez u përfol se ka tradhtuar të fejuarën me modelen Natasha Rodrigez.
Alina Marina është fëmija e cr7 me bukuroshen spanjolle Georgina Rodrigez. Futbollisti zgjodhi që ta jepte lajmin në profilin e tij në Instagram, teksa ishte së bashku me djalin e tij pas lindjes së fëmijës.
“Lindi Alana Martina. Si Geo edhe Alana janë mirë. Jemi të gjithë shumë të lumtur”, ka shkruar portugezi. Ronaldo ka qenë shpesh herë në qendër të vëmendjes për lidhje që ka pasur me femra të tjera, por ai është mjaft i përkushtuar ndaj familjes së tij.