Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj mbështetësve në Itali dhe Portugali. Në një postim në Instagram, CR7 ka radhitur të gjitha arritjet e tij gjatë këtij viti.
“Çfarë sezoni i paharrueshëm!”, shkroi Ronaldo.
“Eksperienca të reja, klub gjigand, qytet emocionues, rekorde të thyera dhe tre tituj më shumë”
“Duhet të falenderoj të gjitha tifozët e Juventusit për mënyrën se si u prita në Itali! Ju jeni pjesë e rëndësishme e të gjitha fitoreve tona”
Në skenën ndërkombëtare 34 vjeçari ka qenë kapiten i Portugalisë në sezonin hapës të Ligës së Kombeve. Aty ai ka shënuar tre herë në gjysmëfinale ndaj Zvicrës.
Portugalia shtoi Ligën e Kombeve në listën e trofeve dhe Ronaldo nuk harroi që të falënderonte të gjithë tifozët e vendit të tij. Poashtu Ronaldo rradhiti arritjet e këtij sezoni.
Goli fitues në SuperKupën e Italisë; Kampion në Serie A, Lojtari më i mirë me 21 gola;
Trofeu i Ligës së Kampionëve dhe një het-trik;
Lojtari i Parë që arriti 100 fitore dhe 125 gola në Ligën e Kampionëve;
Lojtari i Parë që fitoi 10 tituj të UEFA’s;
Lojtari i Parë që shënoi në të gjitha fazat finale të kombtareve: Kupën e Botës, Kupa e Europës, Kupa e Konfederatave dhe Liga e Kombeve;
Lojtari i Parë që shënoi 10 faza finale rradhazi të garave të kombtareve nga 2004 deri në 2019;
“Shihemi së shpejti me arritje të reja. Llogarisë në ju”, shtoi Ronaldo.
Ronaldo pritet të ketë një trajner të ri sezonin tjetër pasi Max Allegri dha dorëheqje na përfundim të sezonit.