Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, është aktualisht në pushim pas pjesës së parë të këtij stinori me Juventusin. Ai është filmuar duke vrapuar natën në rrugë me disa miq dhe djalin e tij, shkruan Gazeta Express. Ronaldo e filloi mbarë stinorin e parë me “Zonjën e Vjetër”, ku ka shënuar 15 gola dhe ka bërë tetë asistime në 24 paraqitje. Portugezi ka më së shumti gola në Serie A, gjithsej 14. Juventusi do të kthehet në aksion më 12 janar, në ndeshjen ndaj Bolognas në kuadër të Kupës së Italisë.
On vacation & still training. The Ronaldo way 💯
Publiée par Italian Football TV sur Mercredi 2 janvier 2019