Cristiano Ronaldo përfiton të gëzojë fëmijët e tij në çdo moment. Me këtë rast, ai e ka bërë këtë në palestrën e shtëpisë së tij në Madrid, ku futbollisti portugez është ushtruar këtë të martë bashkë me fëmijët e tij në përpjekje për të futur në to vlerën e përkushtimit dhe të punës. Ylli i Real Madridit ka ndarë në rrjetet sociale një fotografi, në të cilën shfaqet duke punuar në palestër në praninë e djalit më të madh dhe njërit nga binjakët e tij, me këtë mesazh: “Mësim për dy fëmijët e mi. Me talentin, punën dhe përkushtimin, si e vetmja mënyrë për t’u bërë numri një”. Në fund të tekstit, sulmuesi pati një gjest dashurie për Portugalinë, me emocionet e dy zemrave pranë flamurit të vendit të tij.