Ronaldo në Itali pas festës së Pashkës, sërish në karantinë

16

Cristiano Ronaldo dhe futbollistët e tjerë bardhezi që udhëtuan jashtë Italisë pas karantinës do të kthehen në Torino pas festës së Pashkës. Numri i të infektuarve nga Covid-19 në Apenine duket se po zvogëlohet dhe drejtuesit e futbollit italian po studiojnë rmundësinë e rinisjes së garës. Për këtë arsye, parashikohet që brenda një kohe të shkurtër skuadrat të rinisin stërvitjen në fuhën e blertë.

Juventusi është një nga klubet më të prekura nga Coronavirusi. Matuidi, Rugani dhe Dybala rezultuan pozitivë. Janë gjithsej 9 lojtarë bardhezi që e kanë kaluar karantinën dhe kanë mundur të largohen nga Italia.

Mes tyre përfshihet edhe Cristiano Ronaldo, i cili ishte larguar menjëherë pas derbit Juventus-Inter, përpara se të mësonte për pozitivitetin e Ruganit. Sipas “Gazzetta dello Sport”, portugezi pritet të kthehet në Torino javën e ardhshme. Pas kthimit në Itali, lojtarët do të duhet të qëndrojnë përsëri 14 ditë në karantinë përpara se të rikthehen normalitetit.

Comments are closed.