Kristiano Ronaldo, Lionel Messi, Sergjo Ramos dhe Iker Kasillas janë në listën e kandidatëve të “Golden Foot”, çmim i cili vlerëson lojtarin më të shquar prej së paku 28 vjeç. I fundit që e ka fituar atë ishte portieri i Juventusit, Gjanluigji Bufon. Çmimi, i krijuar në vitin 2003 nga “World Champions Club”, me seli në Monako, do të dorëzohet më 7 nëntor në një mbrëmje gala që do të mbahet në Principatën e Monakos. Ndër fituesit e tij janë lojtarë si Ronaldo Nazario, Ronaldinjo, Françesko Toti, Iniesta dhe Samuel Eto’o.