Torino, 24 gusht – Sulmuesi i Juventusit Kristiano Ronaldo ka kujtuar rivalitetin në Spanjë me sulmuesin dhe futbollistin e Barcelonës, Lionel Mesi.
“Jam i sigurt se ai e ndjen rivalitetin mes Real Madridit dhe Barcelonës. I pëlqen ky konfrontim. Ai bile e ka pranuar se tre fitoret tona në LK e kanë shqetësuar pakëz. Kjo është normale. Edhe unë jam ndjerë në të njëjtën mënyrë kur ai fitoi aq shumë trofe me Barcelonën në Ligën e parë. Trofe që poashtu doja t’i fitoja. Ai ka qenë rivalitet i shëndoshë”, ka deklaruar Ronaldo.
Ronaldo ka luajtur për Real Madridin nga viti 2009 deri në vitin 2018. Mes viteve 2008 dhe 2017, vetëm mesi e Ronaldo e kanë fituar Topin e artë. (koha.mk)