Cristiano Ronaldo ia ka plotësuar ëndrrën një djaloshit të sëmurë me tumor, duke ia mundësuar atij dhe familjes së tij udhëtimin drejt Torinos për ta takuar atë.
Joseph nga Bristoli ishte diagnostikuar me tumor në tru kur ishte vetëm katër vjeç dhe që prej atëherë është detyruar të marrë tretman të rregullt, transmeton Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha.
Djaloshi e adhuron Ronaldon dhe kishte shprehur dëshirën e madhe për ta takuar superyllin portugez. Organizata e bamirësisë “Rays of Sunshine” me ndihmën e Pitch International dhe natyrisht vetë Ronaldos, ia aranzhuan atij dhe familjes së tij udhëtimin e jetës.
Joseph u takua me pesë herë fituesin e Topit të Artë në qendrën stërvitore të Juventusit.
Ronaldo pozoi me Josephin dhe motrën e tij të re, si dhe u dha atyre autografe.