Tani është zyrtare dhe e ka konfirmuar FIFA, Kristiano Ronaldo është futbollisti që ka regjistruar shpejtësinë më të lartë të arritur në “Rusi 2018”. Sulmuesi portugez, që është pranë transferimit te Juventusi, arriti për një moment shpejtësinë 34 km/h. Por ja cilët janë 10 lojtarët më të shpejtë në këtë kampionat botëror, ata që kanë thyer kufirin e shpejtësisë 33 km/h:
1. Kristiano Ronaldo 34 km/h
2. Ante Rebiç 33.9 km/h
3. Luis Advincula 33.8 km/h
4. Santiago Arias 33.6 km/h
5. Kyle Ualker 33.5 km/h
6. Jesse Lingard 33.4 km/h
7. Maceij Rybus 33.3 km/h
8. Markuinjos 33.3 km/h
9. Aleksandr Golovin 33.2 km/h
10. Dani Karvahal 33.1 km/h