Sulmuesi i Real Madridit, Kristiano Ronaldo, është emëruar lojtari më i mirë portugez për vitin 2017. Të hënën ai mposhti lehtësisht konkurrencën nga portieri i Sporting, Rui Patrisio dhe atë të mesfushorit të Mançester Sitit, Bernardo Silva. Për çmimin KR7 falënderoi të gjithë, por nuk harroi të thotë edhe një herë se është më i miri aktualisht në futboll. “Jam shumë falënderuarës për çmimin për gjithë ata që janë këtu. Është çmim edhe për gjithë kolegët e mi, 2017 ishte një vit i rëndësishëm, i paharrueshëm në aspektin individual dhe grupor. Fitova Topin e Artë për të pesën herë dhe kjo është dedikim edhe për katër fëmijët e mi. Një tjetër rekord, tre fëmijë në tre muaj. Gjithmonë kam besuar dhe kam thënë se jam më i miri, çfarëdo që ata thonë, unë ua demantojë në fushë”, deklaroi Ronaldo. KR7 ka shënuar 42 gola në 46 ndeshje në të gjitha garat në sezonin 2016/17, ndërsa deri më tani në këtë sezon ka 37 gola në 35 ndeshje. Së fundmi ai shënoi katër gola në fitore 6-3 ndaj Gironas, duke kompletuar kështu het-trikun e 50 në karrierë. Por, prapë se prapë Reali në La Liga është 15 pikë pas Barcelonës dhe i gjithë fokusi është Liga e Kampionëve.