Duhet të ishim në verë, periudhë në të cilën të gjithë, sidomos futbollistët, përpiqen të kenë trupin e tyre në gjendjen më të mirë për ta ekspozuar gjatë pushimeve të tyre me diell.
Për Cristiano Ronaldon nuk ekziston kjo lloj ideje, portugezi është gjithmonë i gatshëm për t’u ushtruar dhe për të treguar fizikun e tij të admirueshëm edhe pas festave të fundvitit, periudhë në të cilën të gjithë mund të kenë marrë kilogramë nga ushqimi i tepërt.
Disa ditë më parë u filmua teksa vraponte me djalin e tij në mes të natës në Dubai, dje postoi një video ku ushtrohej në palestër po me djalin e tij dhe me të dashurën, Georginan. Ndërsa sot, çifti ka publikuar secili nga një foto veçmas. Sulmuesi i Juventus krenohet me muskujt e tij teksa shkruan: Puna mbaroi! Ndërsa modelja i përgjigjet me një foto të saj të shtrirë në një krevat duke u rrezatuar dhe silueta e saj është e admirueshme.