I intervistuar në fund të ndeshjes mes Juventus dhe Sassuolo, Cristiano Ronaldo ka komentuar dygolshin e tij të parë në Serie A. “Jam shumë i kënaqur. Sassuolo luajti mirë, por ne treguam ritëm në fushën e lojës dhe krijuam shumë. Kisha shumë dëshirë të gjeja golin e parë në Serie A dhe normalisht tani jam i lumtur,” – deklaroi “CR7”. Më pas, portugezi, që e gjeti rrugën e rrjetës pas 344 minutash shtoi: “Eshtë e qartë se kisha pak ankth në përgjithësi, sepse kishte shumë pritshmëri për mua, që kur erdha nga Real.” Në fund, Ronaldo shtoi: “Kjo është jeta, gjithmonë ka presion për dikë që dëshiron të jetë kampion. Unë po punoj mirë dhe shokët po më ndihmojnë të përshtatem me Serie A.”