Cristiano Ronaldo ia ka propozuar Real Madridit një lojtar. Sipas Don Balon, Cristiano Ronaldo dëshiron që Real Madrid të transferojë William Carvalhon nga Sportingu. Thuhet se ylli i Portugalisë i ka kërkuar presidentit të klubit, Florentino Perez, që ta blejnë Carvalhon, i cili luan në mbrojtje dhe mesfushë. Carvalho, i cili është pjesë e Portugalisë, është rritur sikurse Ronaldo në akademinë e famshme të Sportungut. 25-vjeçari gjatë verës ka pasur disa oferta, por ka mbetur në Sporting, me të cilin klub ka kontratë deri në vitin 2020.