Bëmë baba të të ngjaj. Djali 8-vjeçar i Cristiano Ronaldo-s iu bashkua ekipeve zinxhir të Juventus në gusht pas transferimit të babait të tij në Torino. Dhe po vërteton se ka gjenet e babait duke treguar kualitet të madh me U-9 të Juve-s.Në disa raste, Ronaldo Junior ka shënuar gola fantastikë në videot e postuara më parë në rrjetet sociale.
Tani djaloshi ka fituar trofeun e parë me Bardhezinjtë. Me anë të një fotoje në Twitter, CR7 ka postuar të birin pranë trofeut të parë duke i thënë “Urime”.