Ronaldo: Jemi të sigurt se do të kalojmë tutje

0

Zonja e Vjetër u mposht me rezultatin 1:0, si mysafire në ‘Groupama Stadium’, ku ishte goli i Lucas Tousart që vendosi epilogun e ndeshjes. Portugezi shprehet i zhgënjyer për rezultatin e takimit, por mendon se asgjë nuk ka mbaruar.

Ish-sulmuesi i Real Madridit shprehet se do të luftojnë për kualifikim edhe në “Allianz Stadium” ku do t’i presin francezët në ndeshjen kthyese. “Nuk ishte rezultati që dëshironim. Kemi edhe 90 minuta në Torino dhe jemi të sigurtë se do të kalojmë tutje”, ishte shkrimi i Ronaldos, transmeton lajmi.net, përcjellë gazeta Koha.

Juventusi do të ketë një test shumë të vështirë kundër Interit si vendas, me çka pritet që 35-vjeçari ta lërë shenjën e tij në këtë sfidë. Ndeshja kundër Lyonit luhet pas tre javësh, e cila pritet të dhurojë spektakël pasi llogaritë për skuadrën që do të kalojë tutje janë ende të hapura.

Comments are closed.