Cristiano Ronaldo arriti ta eliminonte Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve, duke i shënuar tri gola. Ylli portugez e kaloi Juventusin në çerekfinale, por që kishte dhuruar edhe spektakël me lëvizjet e tij me top, përcjell lajmi.net, transmeton gazeta KOHA.
Koke do ta mbaj gjatë në mend turpërimin që i bëri Ronaldo gjatë pjesës së dytë. Portugezi bëri një lëvizje dinake me top, duke e lënë spanjollin në një situatë të palakmueshme.
Më poshtë mund ta shikoni momentin se si Ronaldo e turpëroi Koken.