Lionel Messi dhe ekipi i tij i Argjentinës do të kenë armikun e përhershëm Cristiano Ronaldo përballë hotelit të tyre teksa një murale e madhe e yllit portugez ia bën me sy nga jashtë. Argjentina po përgatitet për fazën e nokautit me Francën të shtunën pasdite dhe Ronaldo do t’i vëzhgojë nga afër. Ekipi i Jorge Sampaoli-t pritet të qëndrojë në Ramada Hotel të Kazanit, ndërsa Francezët në Mirage. Htë Ramada Hotel, është murale gjigante shumëngjyrëshe e yllit të Real Madrid Ronaldo e cila thuhet të jetë krijuar për Kupën e Konfederatave një vit më parl. Në foto, muralja dykatëshe shfaq fytyrën e Ronaldo-s që ta bën me sy. Media lokale beson se Ronaldo do të shihet nga shumicat e dhomave që do të rezervojë Argjentina, kështu që Messi do të ketë një fytyrë të vjetër sa herë që hap grilat në mëngjes.