Ronaldo i habit të gjithë me vendimin e tij

Kristiano Ronaldo duket se nuk ka ndërmend më kurrë të rikthehet të luajë apo edhe të jetojë në Angli. Këtë e dëshmon qartë veprimi i tij i fundit, pasi portugezi ka shitur vilën e tij super luksoze që ndodhej në Manchester.
Ylli portugez qëndronte në atë vilë në kohën kur luante United, mirëpo tani ka vendosur ta shesë atë. Vila kishte filluar të binte në vlerë, prandaj Ronaldo e shiti atë për 3.2 mln euro, ndërkohë e kishte blerë 3.9. Vendimi i tij tregon hapur se Ronaldo nuk e mendon aspak të ardhmen e tij në Angli.