Cristiano Ronaldo mbush 36-vjet muajin e ardhshëm. Dikush t’i tregoj më shpejt. Superylli portugez absolutisht nuk po tregon asnjë shenjë ngadalësimi, derisa po futet në vitet e fundit të karrierës. Ai ka shënuar 15 gola në 13 ndeshej në Serie A këtë sezon dhe 19 në 18 ndeshje në të gjitha garat.
Dikush në moshën e tij nuk duhet të jetë në gjendje të performojë në këtë nivel dhe të regjistrojë numra të tillë. Me këtë ritëm, Ronaldo pa problem do të jetë aktiv edhe në moshën 40-vjeçare. Derisa vlera e tij në treg mund të ketë rënë për shkak të moshës, vlera e tij për Juventusin nuk ka rënë aspak. Jo vetëm për golat e tij, por brendi CR7 sjell të ardhura të jashtëzakonshme për Juventusin.
Sipas raporteve, Juve ka shitur 520 mijë fanella të portugezit brenda 24 orëve pasi u konfirmua transferimi i tij te ‘Zonja e Vjetër’. Biankonerët kanë fituar më shumë se 60 milionë euro – që është më shumë se gjysma e shumës së transferimit të tij prej 100 milionë eurove. Nuk do mend pse Juve dëshiron të vazhdojë ta paguajë rrogën astronomike të portugezit. Dhe kur themi astronomike, e themi me plot kuptimin e fjalës.
Sipas ‘Gazzetta dell Sport’, pesë herë fituesi i ‘Topit të Artë’ fiton 31.5 milionë euro në vit nga paga, që i bie 607 mijë euro në javë. E jashtëzakonshmja është se ai fiton më shumë brenda një vite se sa katër klube të Serie A në formën e Udineses, Hellas Veronas, Spezias dhe Crotones.
Sa i përket futbollistëve të tjerë, Ronaldo fiton katër herë më shumë se lojtari i dytë më i paguar në ligë.
Top 10-të futbollistët më të paguar në Serie A në sterlina:
Cristiano Ronaldo: 28 milion sterlina
Matthijs de Ligt: 7.2
Romelu Lukaku: 6.8
Christian Eriksen: 6.8
Edin Dzeko: 6.8
Paulo Dybala: 6.6
Adrien Rabiot: 6.3
Aaron Ramsey: 6.3
Alexis Sanchez: 6.3
Zlatan Ibrahimovic: 6.3