Ronaldo fiton çmimin tjetër prestigjioz

13

Në moshën 35 vjeçare, Cristiano Ronaldo nuk po mendon të pensionohet. Ai ka ende shumë për të dhënë si një nga më të mirët e Juventusit. Portugezi e dëshmoi këtë sezonin e kaluar dhe kjo është arsyeja pse përpjekjet e tij janë shpërblyer. Kompania “World Champions Club” ka vendosur ta shpallë CR7 si lojtarin më të mirë të vitit mbi 28 vjeç, pas sezonit të tij të shkëlqyeshëm me “Zonjën e Vjetër”.

Ai fitoi kundër lojtarëve të tillë si Leo Messi, Lewandowski, Chiellini, Neymar, Ramos, Agüero, Piqué, Salah dhe Arturo Vidal. Ky çmim, i cili mund të fitohet vetëm një herë, nuk është ende në vitrinën e Leo Messit, por është fituar nga Modric, në vitin 2019, si dhe yje të tjerë: Casillas, Cavani, Buffon dhe Andrés Iniesta. Sezonin e kaluar, Ronaldo përfundoi me një titull të Serie A në xhep, 46 ndeshje të luajtura, 37 gola dhe 6 asiste.