Cristiano Ronaldo ka pagë tri herë më të lartë se e tërë skuadra e Frosinones, me të cilën Juventusi do të përballet të dielën në Serie A. Ndeshja e së dielës mes tyre luhet të dielën në orën 20:30, transmeton Express. Para kësaj ndeshjeje, mediat italiane i kanë bërë llogaritë e pagave të lojtarëve të Frosinones dhe të Ronaldos. Ronaldo merr pagë vjetore në vlerë 31 milionë euro te Juventusi, pa përfshirë këtu sponsorët e ndryshëm dhe bonuset. Ndërsa, fatura e pagave të lojtarëve të Frosinones kap shifrën e vetëm 11 milionë eurove – një e treta e pagës së Ronaldos. Lojtari më pagën më të lartë në Frosinone është Joel Campbell, i cili merr 850 mijë euro në sezon. Sa për krahasim, Ronaldo i merr 646 mijë euro në javë.