Ronaldo “Fenomen” edhe si president, i paguan pushimet skuadrës (FOTO)

Ronaldo Nazario da Lima mbetet një “Fenomen”, jo vetëm si protagonist në fushën e blertë. Ish-sulmuesi i famshëm brazilian, që zotëron pjesë më të madhe të aksioneve të Real Valladolidit më elitën e futbollit spanjoll, I kishte premtuar skuadrës një çmim të veçantë nëse do të siguronin mbijetesën. U tha, u bë. Futbollistët e këtij ekipi e siguruan qëndrimin në La Liga me 41 pikë dhe Ronaldo “Fenomeni” u dhuroi një ditë pushim, duke hequr të gjitha shpenzimet, mes Formenteras dhe Ibizas.

Ndoshta shuma që shpenzoi 42-vjeçari nuk ka qenë shumë e madhe për “xhepin” e tij, gjithsesi veprimi i tij është vlerësuar shumë nga futbollistët.