Miçel Salgado lëvizi në rezidencën e tij në Dubai. Ai, që ishte pjesë e Real Madridit, e pa të qartë që nga fillimi dhe u vendos në Emirates, duke kërkuar vendin e vet në futboll. Ai ka folur për Benzema dhe Kristiano Ronaldo, lojtarë të cilët janë shënjuar nga mungesa e golave në këto javë të La Liga-s:
“Ju nuk mund ta kritikoni Ronaldon. Kristiano është shpirti i Real Madridit. Kur është në fushë, e shihni sa frikësues është për rivalët e tjerë. Kjo është e mirë. Kristiano është shembulli i përsosur i asaj që është Real Madridi. Ky ekip punon dhe merr frymë si Ronaldo. Kur të vijë momenti i së vërtetës, ai shfaqet. Është si Marselo, i cili gjithmonë shfaqet në momentet kyçe. Ronaldo është një lojtar themelor”, u shpreh is-futbollisti i Realit. Në pyetjen se a është ai më i miri në botë, Salgado u përgjigj:. “Pa asnjë dyshim, tani. Është një vlerësim personal. Ajo që ne jetojmë nuk është parë kurrë. Pele, Maradona, si Kristiano dhe Messi, kurrë. Kristiano dhe Messi janë të ndryshëm, por të dy janë ‘kafshë’ futbolli. Ata do të kujtohen përgjithmonë. Ajo çfarë duhet të bëni është të kënaqeni me ta dhe t’i falënderoni. Shpresojmë se në të ardhmen të kemi dy, ose tre lojtarë të tjerë si ata. Ajo që i japin futbollit është mbresëlënëse”, deklaroi Salgado.