Jo vetëm në fushë, por Kristiano Ronaldo shkëlqen edhe në rrjetet sociale, teksa është cilësuar si “mbret”. Falë 141 milionë ndjekësve që ka në Instagram, CR7 përfiton shifrën e çmendur të 641 mijë eurove për çdo postim që bën në profilin e tij në Instagram.
Shifrat e zbuluara nga revista amerikane Forbes, vinë edhe si pasojë e pëlqimeve dhe komenteve të shumta që ylli portugez merr në Instagram nga 141 milionë ndjekësit e tij.
Messi përfiton shifrën e 427 mijë eurove për çdo postim ndërkohë që Neymar merr më shumë se argjentinasi i Barçës plot 513 mijë euro, ndërsa në listën e atyre që fitojnë më shumë përsa i përket futbollistëve janë edhe David Beckham, Gareth Bale, Zlatan Ibrahimovic e Luis Suarez.
Megjithatë Ronaldo nuk është ai që përfiton më shumë para nga Instagrami pasi mbretëresha e vërtetë është motra e Kim Kardashian, Kylie Jenner me 850 mijë euro për çdo postim e ndjekur nga këngëtarja Selena Gomez me 684 mijë euro për çdo postim.
Por duhet theksuar se nuk bëhet fjalë për postime çfardo nga jeta e përditshme e yjeve të show-bizit por për postime që në të cilat reklamohet një firmë e caktuar.