Cristiano Ronaldo do të humbasë festën e madhe dhe ndjenjën e të shpallurit kampion edhe matematikisht në Serie A. Juventusi ka nevojë vetëm edhe për një pikë për ta fituar edhe matematikisht titullin e 8 me radhë në Itali, duke mos menduar fare se çfarë do të bëjë Napoli, raporton Gazeta Express, transmeton gazeta Koha. Për këtë ndeshje, që mund të jetë konfirmuese për kampionin e Serie A për edicionin 2018/19, nuk është ftuar Cristiano Ronaldo. Ai është lënë jashtë sepse gjatë ditës Allegri tha nuk do të rrezikojnë me 34-vjeçarin, për të cilin do të kenë shumë nevojë javën e ardhshme në Ligën e Kampionëve. Kështu, CR7 do të humbasë festën që pritet të bëhet në fushën e SPAL, ashtu si Pjanic, Chiellini, Mandzukic, Costa e Dybala, që gjithashtu janë lënë për t’u pushuar para ndeshjes me Ajaxin në Champions League.
20 lojtarët e ftuar nga Allegri:
Szczesny, De Sciglio, Khedira, Dybala, Alex Sandro, Barzagli, Cuadrado, Kean, Bonucci, Cancelo, Pinsoglio, Perin, Bentancur, Bernardeschi, Spinazzola, Coccolo, Kastanos, Mavididi, Nicolussi Caviglia, Gozzi.