Avokatët e Cristiano Ronaldos kanë thënë për herë të parë se futbollisti kishte paguar gruan që e akuzon atë për përdhunim në shifrën e 375 mijë eurove në vitin 2009.
Kathryn Mayorka procedoi rastin në gjykatë vitin e kaluar në përpjekje për çvaliduar marrëveshjen sepse thoshte që Ronaldo dhe avokatët e tij kishin përfituar nga gjendja fragjile emocionale.
Ajo e akuzonte Ronaldon se e kishte sulmuar seksualisht pasi të dy ishin takuar një natë në Las Vegas, përkthen Periskopi nga Independent, përcjellë gazeta KOHA.
Futbollisti i Juventusit i kishte mohuar këto akuza dhe kurrfarë akuze nuk është proceduar ndaj tij pasi prokurorët e Las Vegasit kishin vendosur që “rasti nuk mund të provohej përtej çdo dyshimi”.
Avokatët e Ronaldos kanë pretenduar se çifti kishte bërë seks me pajtim në qershor të vitit 2009, dhe e ka akuzuar Mayorgan se po provonte të zhvaste futbollistin portugez.