Fituesi i kompeticionit në vitin 1997 përballë Australisë do të prezantojë të dielën trofeun e kompeticionit përpara finales. Brazili mban rekordin e fitoreve të Kupës së Konfederatave me katër trofe, ndërsa kundërshtarët e finales së 2 korrikut, Gjermania dhe Kili nuk e kanë fituar asnjëherë.
“Jam shumë i lumtur që rikthehem në Kupën e Konfederatave. Por më shumë rëndësi ka fakti se është fantastike të rikthehesh në Rusi dhe shohësh se sa mirë ka kaluar ky turne. Nuk kam asnjë dyshim që ky vend do të organizojë një Botëror të jashtëzakonshëm vitin tjetër”, tha ish-ylli i Real Madrid-it dhe Inter-it gjat një interviste për “AFP”.
Në 2 korrik në orën 20:00 Gjermania dhe Kili do të diskutojnë finalen e kompeticionit pasi eliminuan respektivisht Meksikën dhe Portugalinë në gjysmëfinale.