Cristiano Ronaldo dhe Douglas Costa do t’i nënshtrohen testeve të reja mjekësore sot. Të dy lojtarët janë në dyshim për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve kundër Ajaxit. Ylli portugez dhe braziliani kanë marrë dëmtime muskulore që mund t’i detyrojë ata të mos luajnë në një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit për gjigandët e Serie A, bën të ditur GazetaBlic., përcjell gazeta Koha. Nuk ka asnjë optimizëm që Ronaldo në të vërtetë të jetë i aftë për t’u përballur me Ajax më 10 shkurt, ndërsa Douglas Costa mund të jetë i gatshëm të luajë ndaj Milan dhe Ajaxit.
Ndërkohë që Paul Dybala pritet të jetë i aftë kundër Ajaxit edhe pse ai nuk do të përfshihet në ndeshjen e nesërme të Serie A kundër Cagliarit.