Ronaldo dhe Benzema, dyshja më e dobët në Evropë

Nga 98 klubet e përhapura në të gjithë La Liga, Premier Liga, Ligue 1, Bundesliga dhe Seria A, vetëm dy sulmuesit modestë të Benevento, klubit të fundit në ligën italiane, kanë të dhëna më të këqija se Kristiano dhe Benzema

15

Kristiano Ronaldo dhe Benzema kanë shënuar nga një gol secili në 12 javët e luajtura deri më tani në La Liga. Një bagazh i varfër, që i vendos ata si një nga partnerët më të keq të sulmit të momentit në pesë ligat kryesore evropiane. Nga 98 klubet e përhapura në të gjithë La Liga, Premier Liga, Ligue 1, Bundesliga dhe Seria A, vetëm dy sulmuesit modestë të Benevento, klubit të fundit në ligën italiane, kanë të dhëna më të këqija se Kristiano dhe Benzema.
Ata kishin 12 gola sezonin e kaluar

Dy golat e shënuar nga KR7 dhe Benzema përbëjnë një numër çuditërisht anormal, nëse krahasojmë trajektoren e të dy lojtarëve në vitet e fundit. Sezoni i kaluar, në këtë pikë të garës, për shembull, kishte 12 golave mes të dyve në La Liga. Portugezi kishte shënuar 8 gola, ndërsa 4 gola francezi. Deri në këtë pikë të sezonit ata kurrë nuk kishin rënë poshtë 10 golave. Sezoni i tyre më i mirë ishte ai 2014-2015, kur kishin shënuar 27 gola mes tyre.

Të dy kanë shënuar kundër Getafes

Të dy kanë shënuar kundër Getafes, në ndeshjen e javës së tetë të La Liga-s, teksa golat e tyre i shërbyen Real Madridit për të shtuar tri pikë. Benzema realizoi golin e parë në minutën e 39-të, ndërsa Ronaldo shënoi në 85’. Që nga ajo kohë, francezi ka luajtur 283 minuta pa e parë golin, ndërsa portugezi 365 minuta.

Ekipi po vuan “thatësirën”

Zinedin Zidan ka arsye të shqetësohet për numrin e dy sulmuesve referues të tij në repartin e përparmë. Real Madridi ka shënuar 22 gola në favor, 12 më pak se sezoni i fundit, në përfundim të javës së 12-të. Kjo do të thotë se, pavarësisht nga forca sulmuese e ekipit të bardhë, asnjë lojtar tjetër nuk ka marrë rolin e golashënuesit te “Los Blancos”. Ky aspekt është një nga arsyet që shpjegojnë pse Real Madridi është 10 pikë larg kreut të renditjes.

Mariano dhe Morata largohen: 17 gola mes të dyve

Dallimi me skuadrat e mëdha në Evropë është i dobët. Te PSZH-ja, mes Kavanit dhe Nejmar ndahen 22 gola në këtë sezon. Te Lion, Nabil Fekir dhe Mariano kanë 20 gola. Nëntë prej tyre janë shënuar nga ish- madridasi. Messi dhe Suarez kanë shënuar 17 gola për Barcelonën. Levandovski dhe Myler, 14 gola për Bajern Munih. Alvaro Morata e ka shënuar emrin si golashënues te Çellsi ​tetë herë. Aguero dhe Gabriel Jesus kanë 8 gola secili me fanellën e Mançester Siti.

Tejkaluar nga Paulinjo dhe Markos Alonso

Ka shumë lojtarë në pesë ligat kryesore në Evropë, të cilët kanë më shumë gola se Kristiano dhe Benzema së bashku. Njëri prej tyre është Paulinjo. Mesfushori i Barcelonës ka 4 gola, njësoj sa ka shënuar BBS në tërësinë e vet, pasi Bejll ka 2 gola. Edhe Markos Alonso si Çellsi, ka shënuar 3 gola në Premier Ligë, më shumë se Ronaldo dhe Benzema. Ata të dy kanë rekordin më të keq në historinë e Real Madridit.

Dhe më të mirët

Real Madridi ka pasur shumë sulmues gjatë gjithë historisë. Megjithatë, asnjë nga repartet sulmuese të ekipit të bardhë nuk kishte arritur në javën e 12-të të kampionatit me vetëm 2 gola, siç është momentalisht rasti. Paradoksalisht, KR7 dhe Benzema janë, gjithashtu, dyshja që ka shënuar më shumë gola në 12 ndeshjet e para. Ata e arritën këtë rekord në sezonin 2014-2015, kur mes të dyve bënë figurë mbresëlënëse me 27 gola. Ky aktuali është rekordi më i keq se ato të regjistruar në sezonet 1942-1943 dhe 1984-1985, në të cilën dueti Alonso dhe Botella, në radhë të parë, dhe Santillana dhe Butragueno, në radhë të dytë, bënë vetëm nga tre gola secili.

Sulmi dyshe me më pak gola

Osako dhe Guirassy (FC Coln): 2 gola
Defo dhe King (Burnemauth): 2 gola
Hahn dhe Vood (Hamburg): 2 gola
Depoitre dhe Kaçunga (Hadersfild Toan): 2 gola
Kristiano dhe Benzema (Real Madrid): 2 gola
Iemmello dhe Koda (Benevento): 1 gol

 

Comments are closed.