Nion, 21 mars – Kristiano Ronaldo do të luajë kundër Ajaksit në çerekfinalen e Ligës së kampionëve. UEFA vendosi që ta dënojë vetëm me 20.000 euro për shkak të sjelljes së tij pas ndeshjes kundër Atletiko Madridit, në të cilën Juventusi fitoi me rezultatin 3:0.
Ronaldo dëshiroi t’i kthejë menaxherit të “jorganxhinjve” Diego Simeone për festimin kontrovers, pasi argjentinasi njëjtë reagoi pas golit të dytë të ekipit të tij në ndeshjen e parë. (koha.mk)