Pas Leo Messi, edhe Kristiano Rondo duhet të bëjë llogaritë organet tatimore në Spanjë. Prokuroria e Madridit ka akuzuar portugezin se ka krijuar një shoqëri “Ad Hoc”, me qëllim shmangien e taksave duke shkaktuar një dëm financiar gati 15 milionë euro nga të ardhurat e të drejtës së imazhit për periudhën 2011-2014. Sipas hetimeve, Ronaldo i ka shmangur me vetëdije të plotë detyrimet tatimore. Në fushën e blertë gjithçka shkon në perfeksion për 32-vjeçarin, që arriti një triumf të dyfishtë në La Liga dhe Çampions, nuk mund të thuhet e njëjta më atë që po i ndodh me organet tatimore apo me akuzat e “Football Leaks”, që ka zbuluar se katër herë fituesi i Topit të Artë depozituar në shoqëritë “Off Shore” në ishujt Virgine rreth 150 milionë euro të përfituara nga të drejtat e imazhit.
Në muajin prill të këtij viti Ronaldo është përballë me një tjetër akuzë të rëndë, atë të përdhunimit, që lidhet me një ngjarje që ka ndodhur më 13 qershor të 2009-ën në Las Vegas. Nga rindërtimi i ngjarjes mësohet se KR7 ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë, emri i së cilës nuk është bërë publike, pa dëshirën e saj. Madje futbollisti i Realit raportohet se e ka blerë me para heshtjen e saj, në mënyrë që çështja të mbyllej nga gjykata. Gjithsesi përfaqësuesit ligjorë të futbollistit kanë mohuar që diçka e tillë të ketë ndodhur.